Maqedoni
Fondi për sigurim shëndetësor: Marrëveshje me gjashtë ordinanca të reja specialistike
12.10.2016 16:33
Fondi për sigurim shëndetësor ka dakorduar marrëveshje me gjashtë ordinanca të reja specialistike...

Fondi për sigurim shëndetësor ka dakorduar marrëveshje me gjashtë ordinanca të reja specialistike, të cilat prej nëntorit do të ofrojnë shërbime specialistike që mbulohen nga fondi.
Fondi do të paguajë 864 mijë denarë, apo 72 mijë denarë në muaj për një specialist. Për vitin 2016 fondi ka siguruar 201 milionë denarë pagë vjetore për 173 specialistë privatë.
“Shërbimet tek ordinanca specialitstike merren pas kryerjes së kontrollit tek mjeku amë dhe marrjes së udhëzimit prej ordinancës specialistike që kanë marrëveshje aktive me fondin. Specialistët në shërbimet që i ofrojnë kanë të drejtë ta obligojnë pacientin që të paguajë vetëm pjesën e participimit. Internistët do t’i sigurojnë këto shërbime, testin e stresit, eko të abdomenit, eko të zemrës, eko të gjëndrave tiroide, eko dobler të enëve të gjakut, EKG dhe EKG Holter”,- deklaroi drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Orhan Ramadani.
Rritja e numrit të ordinancave specialistike ndikon në shpërndarjen më të organizuar të pacientëve që grumbullohen në institucionet shëndetësore, thonë nga FSSh.
BELINDA KOKA-ADEMI
