ZGJOHU

“ZGJOHU” reagon për retorikën e kandidatëve

17.04.2014 20:16

Lëvizja Qytetare “Zgjohu” reagon lidhur me fjalorin e përdorur nga kandidatët në tubime parazgjedhore, sipas kësaj lëvizjeje, sjella është tejet skandaloze dhe i tejkalon normat e qytetarisë dhe mirësjelljes publike……

Lëvizja Qytetare “Zgjohu” reagon lidhur me fjalorin  e përdorur nga kandidatët në tubime parazgjedhore, sipas kësaj lëvizjeje, sjella është tejet skandaloze dhe i tejkalon normat e qytetarisë dhe mirësjelljes publike.

“Të gjithë kandidatët për deputet dhe folës në tubime parazgjedhore, duhet ta kenë parasysh që para tyre gjendet sovrani, zgjedhësi, votuesi, qytetari. Keqpërdorimi i mundësisë së shprehjes së fjalës së lirë nëpër tubimet e fushatës parazgjedhore, paraqet një akt të mosrespektimit të qytetarit dhe kombit në përgjithësi. Shqiptarët që marrin pjesë nëpër tubime dhe publiku i gjërë nuk e meritojnë një gjuhë të tillë ofenduese, por ata presin të dëgjojnë oferta, platforma, programe dhe vizione për ardhmërinë e tyre, në mënyrë që të mund të përcaktohen se kujt do t’ia japin votën”, thuhet në reagimin e tyre.  

“Zgjohu” i fton të gjithë folësit e tubimeve parazgjedhore, që të sillen në suazat e kodit të mirësjelljes publike dhe në fjalimet e tyre të jenë më të kujdesshëm ndaj qytetarëve.”, thuhet në reagimin e “Zgjohu-t”. (Gyltene Sinani, TVM2)