Maqedoni
BDI: Do votojmë shpërbërjen, kurdo që të caktohet
12.10.2016 18:27
BDI nuk merr pjesë në asnjë manipulim për anulimin e zgjedhjeve të caktuara më 11 dhjetor dhe do të votojë për shpërndarjen e Parlamentit në seancën e Kuvendit...

BDI nuk merr pjesë në asnjë manipulim për anulimin e zgjedhjeve të caktuara më 11 dhjetor dhe do të votojë për shpërndarjen e Parlamentit në seancën e Kuvendit, kurdo që të caktohet ajo, ka deklaruar për “Fokus” koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Talat Xhaferi.
Sipas tij, BDI nuk qëndron pas lojërave dhe kalkulimeve rreth seancës për shpërbërjen e parlamentit.
“Nëse jemi dakorduar të shkojmë në zgjedhje më 11 dhjetor, atëherë është jologjike të bëhen lojëra të tilla me marrëveshjen, të mos luajnë me zjarr, nëse planifikojnë të luajnë me çfarëdo loje duhet të dinë se luajnë me shtetin”,- ka thënë më tej Xhaferi.
Lidhur me njësinë zgjedhore numër 6 si problematikë me numrin e votuesve, Xhaferi theksoo se Njësia e 6 zgjedhore nuk është problem i BDI-së, ajo është problem i shtetit dhe kjo gjë duhej të ishte zgjidhur tashmë.
