Mëngjesin e sotëm tërmet në Maqedoni, dridhja e tokës u regjistrua në Dellçevë
13.10.2016 09:31
Sërish regjistrohet dridhje e tokës në Maqedoni...

Sërish regjistrohet dridhje e tokës në Maqedoni. Tërmeti ka ndodhur rreth orës 8.58 minuta, me fuqi prej 2,5 shkallë Rihter.
Sipas Qendrës Sizmologjike Europian, epiqendra e tërmetit ka qenë në Dellçevë në 2 km thellësi. Dridhja e tokës u ndje edhe në Bullgarinë fqinje.
Një tërmet me magnitudë prej 2,6 ballësh sipas shkallës së Rihterit është ndjerë edhe paraditen e djeshme në Shkup, me epiqendër pesë kilometra në lindje të kryeqendrës.
