Sot mbahet konferencë për procesin e integrimit evropian

13.10.2016 09:41

Në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot do të mbahet konferenca përmbyllëse e Tuning Project...

Në Sekretariatin për Çështje Evropiane sot do të mbahet konferenca përmbyllëse e Tuning Project “Përforcim i mëtejshëm i kapaciteteve organizative dhe institucionale për procesin e integrimit evropian”.

Në konferencë fjalë hyrëse do të kenë zëvendëskryeministri i Qeverisë së RM-së përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ambasadori i Republikës së Polonisë, Jane Multanovski, ambasadorja e Kroacisë, Daniella Barishiq, zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Marko Akvatiçi dhe Jeromir Levçek, përfaqësues i Delegacionit të BE-së në Shkup. (mia.mk)