Disa pjesë të Shkupit sot pa rrymë

13.10.2016 10:05

Disa pjesë të komunës së Aerodromit, Kisela Vodës, Gjorçe Petrovit dhe Sarajit...

Disa pjesë të komunës së Aerodromit, Kisela Vodës, Gjorçe Petrovit dhe Sarajit sot do të mbesin pa energji elektrike.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 11:30, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët nga rr. “Millan Zeçar” – ndërtesat e reja në Golden Art, si dhe shfrytëzuesit nga rr. “Metodija Shatrov Sharllo”- barakat e vjetra në komunën e Aerodromit.

Pa energji elektrike nga ora 8:30 deri në orën 14:30 do të mbesin konsumatorët nga rr. “Vostaniçka” mbi nr.60 në komunën e Kisela Vodës.

Në periudhën nga ora 8:30 deri në orën 15:00 pa energji elektrike do të mbesin edhekonsumatorët nga rr. “Angel Dimovski” nr. 8 dhe rr. “23 Tetori” nr.40 në komunën e Aerodromit.