Bejta takon Ralf Bret
Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, priti sot në takim ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret, me bashkëpunëtorët e tij…..

Kryetari i komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta, priti sot në takim ambasadorin e Misionit të OSBE-së në Shkup, Ralf Bret, me bashkëpunëtorët e tij.
Në takim u bisedua për procesin zgjedhor në Maqedoni, për raundin e parë të Zgjedhjeve Presidenciale që u mbajtën më 13 prill dhe për fushatën zgjedhore për Zgjedhjet e Parakohshme Parlamentare që do mbahen më 27 prill, thuhet në kumtesën e lëshuar nga Kabineti i kryetarit të Gostivarit.
“Në përgjithësi raundi i parë i Zgjedhjeve Presidenciale kaloi mirë, duke u karakterizuar si ndër zgjedhjet më të qeta dhe paqësore që janë zhvilluar deri më tani. Presidenti i vendit duhet të jetë i pranueshëm nga të gjithë qytetarët dhe qytetarët t’i trajtojë dhe t’i sheh të barabartë. Vendit nuk i duhet president i vetëm një partie politike, por një president që do të jetë i respektuar nga të gjitha nacionalitetet”, - ka deklaruar kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.
Nga ana tjetër ambasadori i OSBE-së, Ralf Bret, ka bërë të ditur se ky mision i ka ndjekur nga afër zgjedhjet e raundit të parë për Zgjedhjet Presidenciale më 13 Prill, thuhet në fund të kumtesës së lëshuar nga kabineti i kryetarit të Gostivarit. (Lulzim Haziri, TVM2)
