Gjermani, vetëvritet siriani i dyshuar për terrorizëm

13.10.2016 10:23

Një refugjat sirian, i dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në aeroportin e Berlinit...

Një refugjat sirian, i dyshuar për planifikim të sulmeve terroriste në aeroportin e Berlinit, është vetëvrarë në qelinë e tij në Lajpcih, njoftuan zyrtarët gjermanë.

Ministria e Drejtësisë e Landit të Saksonisë tha se Jaber al-Bakr është gjetur i vdekur dhe se hetimet kanë nisur.

Al-Bakr, i cili ka arritur në Gjermani si refugjat, është arrestuar në një banesë në qytetin Lajpcih, mëngjesin e së hënës.

Al-Bakr ka kërkuar ndihmë për sulme nga një sirian tjetër, i cili ka alarmuar policinë.

Që prej arrestimit, Al-Bakr, 22 vjeç, ka qenë në grevë urie, raportoi gazeta “Der Spiegel”. Autoritetet besojnë se ai ka pasur lidhje me grupin militant “Shteti Islamik”.