Damask, sulm ndaj Ambasadës ruse

13.10.2016 12:09

Ambasada ruse në Damask është granatuar, kumtoi sot Ministria ruse e Punëve të Jashtme, duke vlerësuar se bëhet fjalë për sulm terrorist...

Një nga granatat, e cila është gjuajtur nga rajoni që e kontrollojnë kryengritësit, ka shpërthyer në afërsi të vendrojës para Ambasadës, derisa një tjetër ka shpërthyer në afërsi të hyrjes së shërbimit konsullor.

Një granatë e tretë ka përfunduar në çatinë e shkollës lokale, në afërsi të misionit diplomatik rus, por ajo nuk ka shpërthyer.

Në sulm nuk ka anëtarë të plagosur të personelit të Ambasadës.

Ministria e Jashtme ruse thotë se edhe përkundër sulmit, do të vazhdojë politika konsekuente ruse e luftës pa kompromis kundër terroristëve në Siri.