Athinë, shpërthim në lagjen “Eksarqia”

13.10.2016 12:19

Mbrëmë rreth orës 22 e 25 minuta, në rrugën “Ypokratus” ka shpërthyer një bombë...

Mbrëmë rreth orës 22 e 25 minuta, në rrugën “Ypokratus” ka shpërthyer një bombë në lagjen “Eksarqia”, në qendër të Athinës.

Policia vendore tha se mekanizmi shpërthyes ishte vendosur në një automjet, por ende nuk dihet pronari i tij dhe as arsyet e këtij akti, që sipas autoriteteve duket se është vepër e organizatave ekstremiste të majta, të cilat kontrollojnë lagjen rebele të kryeqytetit helen.

Burime policore lokale kanë bërë të ditur se paraprakisht një telefonatë anonime ka paralajmëruar praninë e mjetit shpërthyes, përfshi edhe orën e shpërthimit.

Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje dhe fatmirësisht nuk ka pasur viktima.