Prishtinë, Lista Serbe dërgon në kushtetuese “Trepçën”

13.10.2016 12:59

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese...

Përfaqësuesit e Listës Serbe kanë dorëzuar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për “Trepçën” nga ana e Kuvendit të Kosovës.

Deputetët e kësaj liste në Kuvendin e Kosovës, siç ka thënë kryetari i kësaj liste, Slavko Simiq, nuk janë pajtuar me miratimin e këtij ligji.

Simiq ka paralajmëruar se deputetët e Listës Serbe janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese edhe Ligjin për investimet strategjike, i cili po ashtu është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

Vendimi është kundërshtuar edhe nga Qeveria e Serbisë. Por, autoritetet e Kosovës kanë thënë se çështja e “Trepçës” është punë e kryer, pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar Ligjin që i jep Qeverisë së Kosovës pronësinë e 80% të pronësisë dhe 20% e aksioneve u takojnë të punësuarve në këtë kombinat.