Agjensioni për media: Mbulimi i fushatës korrekte
Agjensioni për Audio dhe Mediume Audio-viziule, sot me tetë vota “pro” dhe dy “të përmbajtura”, miratoi raportin të cilin ky agjension e ka kryer për mbulimin e raundit të parë të fushatës së Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2014……

Agjensioni për Audio dhe Mediume Audio-viziule, sot me tetë vota “pro” dhe dy “të përmbajtura”, miratoi raportin të cilin ky agjension e ka kryer për mbulimin e raundit të parë të fushatës së Zgjedhjeve Presidenciale të vitit 2014.
Sipas nënkryetarit të këtij agjensioni, Milaim Fetai, nga puna që ka bërë ky agjencion, shihet një balancë dhe një profesionalizëm i mediave në vend.
“Përveç profesionalizmit të mediumeve, vlerësoj së është bërë një punë mjaft profesionale edhe e agjensionit tonë, në përputhje me metodat që janë paraparë të bëjnë monitorimin e punës së televizioneve nacionale dhe atyre komerciale”, - tha zëvendëskryetari i Agjensionit për Mediume, Milaim Fetahu.
Ndërkohë anëtari tjetër i këtij agjencioni, Stole Naumov, kishte vërejtje lidhur me cilësinë dhe përmbajtjen e prezantimit.
“Nuk besoj se duhet të thuhet shumë fjalë, janë shumë të dukshme punët , gjithsecili nga ne ka pasur mundësi të shohë vërejtjet e OSBE-së”, - u shpreh anëtari i Agjensionit për Mediume Audio-vizuele, Stole Naumov.
Ky reagim i Stole Naumovit zgjoi debat në seancën e sotme, ku u tha se edhe monitoringu nga ana e OSBE-së nuk mund të jetë ideal. (Memedali Jusufi, TVM2)
