Fury dorëzoi titujt
Tyson Fury ka dorëzuar titujt e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në versionet WBO dhe WBA....

Tyson Fury ka dorëzuar titujt e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në versionet WBO dhe WBA për të vazhduar “trajtimin mjekësor dhe rikthimin”.
E gjithë kjo, pasi britaniku, 28-vjeç, pranoi përdorimin e kokainës për të luftuar depresionin.
Ai po ashtu nuk ka boksuar prej fitores ndaj Wladimir Klitschkos në nëntor të vitit 2015 dhe dy herë ishte tërhequr nga ballafaqimet e caktuara.
“Tani do të hyj në një sfidë të madhe në jetën time të cilën e di, njësoj sikurse kundër Klitschkos, që do t’ia arrij”, deklaroi Fury, duke shtuar se ishte “për të mirën e boksit” dhe “vendim i drejtë” që t’i dorëzojë brezat e tij.
“I kam fituar titujt në ring dhe besoj se ata duhet të humben në ring, por tani nuk jam në gjendje t’i mbroj dhe kam marrë një vendim të vështirë dhe emocionues duke i dorëzuar titujt e çmueshëm të botës”, theksoi ai.
Daja dhe trajneri i tij, Peter Fury ka thënë se boksieri do të kthehet edhe më i “fortë” duke “rikthyer atë që me të drejtë është e tij”.
