Ndeshja për paqë, spektakël nga futbollistët

13.10.2016 14:06

Yje të mëdhenjë si Maradona, Totti, Crespo, Cafu, Aldair, Candela, Zambrotta, Veron, Ronaldinho.....

Yje të mëdhenjë si Maradona, Totti, Crespo, Cafu, Aldair, Candela, Zambrotta, Veron, Ronaldinho, e shumë të tjerë kanë zhvilluar mbrëmë në stadiumin olimpik të Romës një takim miqësor, ku spikati spektakli i përgatitur nga të gjithë aktorët në fushë.

“Ndeshja për paqe”, i ka bërë bashkë yje të futbollit botëror, si ata që prej vitesh nuk luajnë më, ashtu dhe të tjerë që ende aktivizohen.

Ka qenë një takim me shumë gola, ku ka spikatur pa dyshim Diego Maradona, si me lojën e tij, ashtu dhe për një fërkim me Sebastian Veron-in.

Shtatë gola janë shënuar në këtë takim, me shënues emra të tillë si Di Natale, Kanoute, Totti, Bojan Krkic, Crespo, Burdisso, Cavenaghi.