Çmimi Nobel për letërsinë fitohet nga kantautori amerikan, Bob Dylan
Çmimin Nobel për Letërsinë e merr Bob Dylan...

Çmimin Nobel për Letërsinë e merr Bob Dylan. Çmimi u dha për motivacionin e krijimit të një shprehje poetike në këngët tradicionale amerikane.
“Çmimi Nobel për Letërsi për vitin 2016 i ndahet Bob Dylanit për krijimin e shprehjeve të reja poetike në traditën e bukur të këngës amerikane”,- tha Sara Danius, sekretare e përhershme e Akademisë Suedeze, teksa shpalli fituesin në Stokholm.
Ndërkohë ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare Dario Fo, shkrimtari fitues i çmimit Nobel për letërsinë në 1997. Dramaturgu, aktori, shkrimtari, autori dhe ilustruesi, piktori dhe skenografi për gati 60 vjet revolucionarizoi botën artistike italiane.
Dramaturgu i njohur vdiq në Milano, disa ditë pasi ishte shtruar në një spital. Dario Fo fitoi famë ndërkombëtare me ”Misteri i çuditshëm”, me temë nga Mesjeta dhe më pas me veprat “Vdekja aksidentale e një anarkisti” dhe “Marihuana e nënës është më e mira”. (Leunora Kaliqi, TVM2)
