Euroleague fillon me fitore të Real Madridit
Në hapjen e Euroleagues për stinorin 2016/17, që do të jetë krejtësisht ndryshe...
Në hapjen e Euroleagues për stinorin 2016/17, që do të jetë krejtësisht ndryshe dhe ku do të garohet në sistemin e ligës për herë të parë sivjet, u ballafaquan dy gjigandët e basketbollit europian Real Madrid e Olympiacos, me ç`rast fitues nga përballja dolën madrilenët duke e mposhtur kundërshtarin grek me rezultatin 83-65.
Ndeshja ishte e barabartë deri në fundin e çerekut të tretë dhe fillimin e çerekut të katërt, kur sulmet e Real Madridit nuk u ndaluan nga Olympiacosi, gjë që mundësoi kontrolli i ndeshjes të kaloi te skuadra spanjolle deri në fund të takimit.
Sergio Llull, u dallua më së shumti me 22 pikë të shënuara, derisa në anën tjetër nuk mjaftuan 14 pikët e Matt Lojeskit për Olympiacosin.
Euroleague, në të cilën sivjet marrin pjesë 16 ekipe, që do të luajnë gjithsej nga 30 takime sezonale, do të vazhdojë sonte me tri ndeshje. Kampioni aktual CSKA Moska, do të përballet me fituesin e fundit të Eurocup, Galatasarayin në Turqi.
Emporio Armani do të luaj kundër Maccabi Tel Avivit dhe Crvena Zvezda do të ballafaqohet me Darussafakën.