Maqedoni

Përmbytjet në Shkup, vazhdojnë të arrijnë ndihma nga Turqia

13.10.2016 17:42

Vazhdojnë ndihmat humanitare për rajonet e përmbytura në Shkup...

Kryesia e menaxhimit të emergjencave dhe fatkeqësive në Turqi shpërndau 500 komplete kuzhine dhe 500 lavatriçe për familjet në nevojë. Prej fillimit të fatkeqësive Turqia ka shpërndarë rreth 900 mijë euro.  
 
"Në tema të tilla bashkëpunimi ndërkombëtar i shteteve është i nevojshëm. Në këtë kontekst ishte e rëndësishme që të qëndronim pranë vëllezërve tanë në Maqedoni përballë kësaj fatkeqësie natyrore”,- tha nënkryetari i AFAD-it, Hamza Tashdelen.
 
“Uroj që në të ardhmen të bashkëpunojmë në punë të mira, urojmë që mos të na nxit e keqja apo katastrofat e këtilla, por të jemi afër njëri-tjetrit për projektet e mira, edhe pse në momentet më të vështira ishim afër njëri-tjetrit”,- tha kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
 
Që prej vërshimeve që ndodhën më 6 gusht, shumë organizata humanitare të vendit dhe ndërkombëtare iu vunë në ndihmë rajoneve të përmbytura.
 
ERSAN PAJAZITI