Maqedoni

“Jugohromi” vazhdon punën pa filtra, Arifi: Qeveria t’ia ndalojë të punojë gjatë dimrit

13.10.2016 17:54

Por, derisa komuna e Tetovës mundohet të gjejë alternativë të gjelbra për zvogëlimin e ndotjes, problem kryesor i qytetit vazhdon të mbetet kombinati “Jugohrom”...

Kryetarja e Tetovës deklaron se do të kërkojë nga qeveria ndërprerjen e punës së kombinatit gjatë stinës së dimrit kur shfaqen edhe problemet më të mëdha. 
 
“Ky kapacitet industrial duhet patjetër të ndalojë së punuari deri në fund të marsit 2017, nga shkaku se gjatë këtyre muajve kritik treguesit e ndotjes së ajrit në Tetovës tregojnë shifra alarmante. Qeveria e Maqedonisë duhet të ofrojë zgjidhje të qëndrueshme për problemin e lartëpërmendur dhe urgjentisht të marrë përgjegjësi për dëmshpërblimin dhe kompensimin e të punësuarve në këtë kapacitet industrial për periudhën derisa ky kapacitet është i mbyllur”,- deklaroi kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi.