ZGJEDHJET PARLAMENTARE

LSDM mbajti tubim në Gjorçe Petrov

17.04.2014 20:32

Zaev në takim me qytetarët e kësaj ane tha se lufta për vota është fillim i fitores dhe se për të treguar vullnetin tuaj duhet që të tregoheni në kutitë e votimit, për të ndryshuar këtë Maqedoninë dhe mos të mbetet Maqedonia në këtë regjim…...

Më 27 prill të dalim dhe të votojmë, kemi obligim ndaj vetes, ndaj fëmijëve tanë dhe ndaj vendit tonë, porositi në takim me qytetarët e Gjorçe Petrovit, kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev. Ai u theksoi qytetarëve se bashkë mund të luftojnë për ndryshime.

Zaev  në takim me qytetarët e kësaj ane tha se lufta për vota është fillim i fitores dhe se për të treguar vullnetin tuaj duhet që të tregoheni në kutitë e votimit, për të ndryshuar këtë Maqedoninë dhe mos të mbetet  Maqedonia në këtë regjim.

“Ne jemi qytetarë të këtij vendi, ky është vendi ynë, Maqedonisë i duhen ndryshime. E dimë vullnetin e popullit. Populli dëshiron ndryshime. Të mos i lejojmë pushtetit të luaj, siç e bën në të gjitha zgjedhjet, në qeverisjen tetëvjeçare. Të luftojmë kundër varfërisë, e cila e ka kapluar çdo shtëpi dhe t'i mbajmë fëmijët në vend”, deklaroi kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Ndërsa kandidati për president nga radhët e LSDM-së, Stevo Pendarovski, falënderoi të gjithë ata që kanë votuar për atë, si dhe kërkoi nga qytetarët e Gjorçe Petrovit që në rrethin e dytë t’i dyfishojnë votat, si ato presidenciale edhe ato parlamentare. 

“Ju faleminderit të gjithëve për 320 mijë vota nga rrethi i parë. Pres masovikisht që numri i votave të zmadhohet, që më 27 prill ta dyfishojmë këtë numër. Ne besojmë në konceptim tonë dhe do të vazhdojmë të luftojmë deri në fund. Qytetarët besojnë në konceptin e LSDM-së dhe për atë të dalim të votojnë, që të mos lejojmë që të falsifikohet vullneti i qytetarëve”, - u shpreh kandidati për president nga LSDM, Stevo Pendarovski.

Lideri i partisë së LSDM-së, Zoran Zaev, si dhe kandidati për president, Stevo Pendarovski, gjithashtu kanë bërë takime edhe në shtabet zgjedhore, si në Komunën e Kisela Vodës edhe në atë të Aerodromit.

Para të pranishmëve lideri i partisë, Zoran Zaev, theksoi se kanë qëllime të sinqerta se kandidati për president  nga radhët e  LSDM-së, Stevo Pendarovski, garon me qasje të ndershme dhe do të jetë president i të gjithë qytetarëve të Republikës së  Maqedonisë. Njëherit  Zaev tha se më e rëndësishme është që qytetarët të dalin masovikisht në votimet e 27 prillit dhe të votojnë kundër oponentit të tyre politik, VMRO-DPMNE-së. (Rejhane Bushi-Metaj, TVM2)