Maqedoni

VMRO-DPMNE: Kopshtet, projekt afatgjatë me buxhet afatgjatë

13.10.2016 18:12

Mjete për realizimin e projektit për hapjen e kopshteve për fëmijë ka dhe projekti do të realizohet.

VMRO-DPMNE është parti me përgjegjësi dhe i plotëson premtimet e dhëna para qytetarëve, është kundërpërgjigjur VMRO-së ndaj akuzave të LSDM-së.

"Qytetarët e dinë se VMRO i realizon premtimet. Qytetarët e dinë se për dallim nga politika destruktive e LSDM-së, VMRO-DPMNE merr pjesë me projekte konkrete, me afate dhe mjete financiare për realizimin e tyre",- thuhet në reagimin e VMRO-së.

Sipas partisë së Gruevskit, buxheti për vitin 2017 vlen deri në 31 dhjetorin e vitit të ardhshëm dhe projekti për hapjen e kopshteve për fëmijë është afatgjatë, pra nënkupton buxhetin afatgjatë.

Nga VMRO përkujtojnë se deri tani kanë hapur 52 kopshte fëmijësh dhe do të vazhdojnë edhe me hapjen e kopshteve të reja.