Maqedoni

Refugjatët, kuvendi vazhdon gjendjen e krizës

13.10.2016 18:25

Kuvendi vazhdoi deri më 30 qershor 2017 gjendjen së krizës, për shkak të rritjes së numrit të refugjatëve që hyjnë në Maqedoni...

Vendimi u mor sot me arsyetimin e shpërbërjes së kësaj përbërjeje parlamentare  në vigjilje të zgjedhjeve të 11 dhjetorit.
 
Por nga BDI  vlerësuan se vendimi ëhstë I shpejtuar pasi  edhe në janar  Qeveria mund ta  ta ndryshojë vendimin dhe ta vazhdojë periudhën e krizës nëse ka nevojë për një gjë të tillë. Pas marrëveshjes Turqi – BE, aktualisht në  territorin e Maqedonisë kanë mbetur rreth 1.300 emigrantë, prej të cilëve 126 në Gjevgjeli dhe 60 në Tabanoc.
 
Ndërkohë mbrëmë në Llojan, janë zbuluar 53 emigrantë ilegalë. MPB kumtoi se është kryer edhe aksion i koordinuar dhe kontrollim i terrenit,  me ç’rast janë zbuluar dhe kapur  53  emigrantë nga Afganistani dhe Pakistani, prej të cilëve 43 burra, 3 gra dhe 7 fëmijë.