Seanca të pesë komisioneve kuvendore
Në Kuvendin e Republikën e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë...

Në Kuvendin e Republikën e Maqedonisë sot seanca do të mbajnë pesë komisionet kuvendore.
Komisioni për financim dhe buxhet do t'i shqyrtojë Propozimligjin për tatime, përfitimet doganore dhe të tjera fiskale në lidhje me mbajtjen e UEFA Super Kupës 2017 në Republikën e Maqedonisë.
Propozim plotësimet e Ligjit për tatimin e përfitimit, ndryshimet e Ligjit për kontribute nga sigurimi i obligueshëm social, ndryshimet e Ligjit për revizion të instrumentit për ndihmë inkuadruese dhe ndryshimet e Ligjit për banka.
Në rend dite të Komisionit për arsim, shkencë dhe sport janë ndryshimet e Ligjit për sport, ndërsa të Komisionit për kulturë Propozimprogrami për shënimin e përvjetorëve jubilare të ngjarjeve të rëndësishme dhe personaliteteve të njohura për vitin 2017.
Komiteti për marrëdhënie midis bashkësive duhet të deklarohet për propozimin për votim për Propozimligjin për punësim të njëqind studentëve më të mirë të diplomuar në universitetet publike në Republikën e Maqedonisë.
Komisioni ligjdhënës juridik do t'i shqyrtojë të gjitha zgjidhet ligjore të cilat janë në rend dite të këtyre komisioneve kuvendore. (mia.mk)
