Parashikimi i motit për sot
14.10.2016 09:38
Moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell....

Moti sot në vendin tonë do të jetë kryesisht me diell me paraqitjen e vranësirave të vogla lokale. Do të fryejë erë jugore ndërsa përgjatë Vardarit juglindore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus dy deri në 7, ndërsa ajo e ditës prej 18 deri në 25 gradë Celsius.
Në Shkup dhe rrethinë do të mbajë mot me diell me erë të dobët nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 20 gradë Celsius.
