SÇE nikoqir i konferencës për ndikimin e sigurisë globale

14.10.2016 09:20

Sekretariati për Çështje Evropiane do të jetë nikoqir i Konferencës....

Sekretariati për Çështje Evropiane do të jetë nikoqir i Konferencës në temë "Ndikim i sigurisë globale sfida në Evropë dhe Ballkanin Perëndimor dhe mënyra e menaxhimit’’, që realizohet në kuadër të projektit "Sistemi i qëndrueshëm për trajnime të BE­-së", i financuar nga Mbretëria Norvegjeze.

Në pjesën hyrëse të konferencës fjalim do të kenë ministri i Mbrojtjes Zoran Jolevski, ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, si dhe sekretarja Shtetërore në Sekretariatin për Çështje Evropiane, Ana Blazheska.

Në konferencë në tema të fushës së sigurisë por në kontekst të sfidave aktuale dhe mundësive të bashkëpunimit të mbështetjes rajonale dhe evropiane do të referohen profesor Kjel Arnold Eliasen, drejtor i Qendrës së studimeve evropiane dhe aziatike në Universitetetin e Oslos; profesor Fabricio Luçioli, sekretar i përgjithshëm i Këshillit Atlantik të Italisë; Brener Malme, komisar i mëparshëm në policinë e Mbretërisë së Norvegjisë; Kurt Engelen, komandant i pensionuar dhe anëtar i Përhershëm i përfaqësisë së Belgjikës në komitetin Luftarak të NATO­s.

Konferenca do të realizohet me fillim në ora 11:30, në sallën e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme. (mia.mk)