Ministri Ademi në përfundimin e projektit "Sistemi i qëndrueshëm për trajnime të BE-së"
Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi...

Zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Arbër Ademi dhe ambasadori i Mbretërisë së Norvegjisë, Arne Bjornstad do të jenë pjesëmarrës të ngjarjes përfundimtare të Projektit "Sistemi i qëndrueshëm për trajnime të BE-së", financuar nga Mbretëria Norvegjeze.
Projekti siguroi trajnime të specializuara për më shumë se 300 nëpunës shtetëror prej më shumë se 30 institucione, të cilët janë anëtarë të grupeve punuese për miratimin e Programit Nacional adoptimin e së drejtës së BEsë.
Trajnimet u realizuan në dy module ( Shkup dhe Bruksel), me ligjërues me renome nga universitetet e BEsë dhe Norvegjisë, si dhe funksionar të mëparshëm dhe aktual në institucionet evropiane. Në ngjarjen përmbyllëse janë paraparë të ndahen certifikata për përmbylljen e suksesshme të trajnimeve të specializuara për 180 pjesëmarrës, të cilët treguan rezultate të testeve të kryera në trajnime.
Bashkëpunimi i Sekretariatit për Çështje Evropiane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Holandës vazhdon në fushat e energjetikës, arsimit të integruar, sigurim dhe mbrojtjes gjatë punës dhe të tjera. (mia.mk)
