Kërçovë, Auto-Ambulancë për shtepinë e shëndetit
Me rastin e pranimit të këtij donacioni, kryetari Fatmir Dehari, tha se ky akt është një dëshmi e bashkëpunimit me mërgatën shqiptare, që jep ndihma konkrete edhe në fushën e shëndetësisë…..

Iniciativa e Shoqatës Kulturore Islame të shqiptarëve në Kasell të Gjermanisë, tani po bëhet realitet. Anëtarët e kësaj Shoqate, sot në emër të kryetarit të Llofersdenit i dorëzuan kryetarit të komunës së Kërçovës një auto-ambulancë me komplet pajisjet e nevojshme mjekësore të urgjencës.
Me rastin e pranimit të këtij donacioni, kryetari Fatmir Dehari, tha se ky akt është një dëshmi e bashkëpunimit me mërgatën shqiptare, që jep ndihma konkrete edhe në fushën e shëndetësisë.
Përfaqësuesi i Shoqatës Kulturore të shqiptarëve të Kasellit, Fatmir Halili, me këtë rast theksoi se ky donacion shënon fillimin e bashkëpunimit, i cili gjatë periudhës që vjen do të thellohet edhe me projekte të tjera. (Shabani Dalipi, TVM2)
