Ministri Kuçi në takim në Këshillin e ministrave pranë Komunitetit të Energjisë

14.10.2016 10:26

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi do të marrë pjesë në....

Ministri i Ekonomisë, Driton Kuçi do të marrë pjesë në Takimin e 14­të të Këshillit të Ministrave të Komunitetit të Energjisë, e cila do të mbahet sot në Sarajevë, Bosnjë e Hercegovinë.

Në këtë takim, siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, do të diskutohet për projektet me interes të përbashkët, implementimi i marrëveshjes për themelimin e Komunitetit të Energjetikës, implementimi i direktivave të mjedisit jetësor, si dhe për nisma rajonale dhe anëtarësimin e Gjeorgjisë në marrëveshjen për themelimin e Komunitetit të Energjetikës.

Këshilli i Ministrave është organi më i lartë i Komunitetit të Energjetikës, i përbërë nga Ministrat përgjegjës për Energjetikë të palëve kontraktuese dhe dy përfaqësues të Bashkimit Evropian. (mia.mk)