Biznes forum, “Diaspora-INVEST”
Nën patronatin e ministrit për Investime të huaja, Arlind Zeqiri...

Nën patronatin e ministrit për Investime të huaja, Arlind Zeqiri, në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perendimore, Qendrën për zhvillim të rajonit të Pollogut, GIZ’it dhe UNDP, sot në hapësirat e Restaurantit “Arra” në ora 14:00 për së pari herë do të organizohet biznes forumi “Diaspora INVEST.
Qëllimi i këtij eventi është prezentimi i startup fondeve të cilat jepen nga shteti Zviceran për të lehtësuar investimet nga mërgata jonë, të cilet kanë interesim për të investuar në vendin tonë si dhe prezentimi i ofertës nacionale për investime të huaja.
Iniciatori i këtij eventi, ministri për Investime të Huaja, Arlind Zeqiri së bashku me institucionet e lartë përmëndura, do ti mbështesë në kontinuitet të gjitha negociatat që po zhvillohen me institucionet dhe kompanitë për t‘i mbushur kërkesat e tyre, deri në aktin përfundimtar të zyrtarizimit të investimeve të tyre në vendin tonë. Synimi i biznesforumit “Diaspora-INVEST” është inkurajimi i mërgatës me qëllim informimi i tyre në sferën e zhvillimit ekonomik të rajonit të Pollogut, që është një potencial ekonomik i Republikës së Maqedonisë.
Vlen të theksohet që pjesë e forumit do të jenë edhe disa kompani të rëndësishme të cilat kanë fituar këtë start up fonde dhe operojnë tani me suksess në Maqedoni, ndërkaq pjesë e panelit do të jenë përfaqësuesja e UNDPsë Louisa Vinton, kryetarja e Komunës së Tetovës, Teuta Arifi dhe ambasadorja zviceriane në Shkup, Sybille Suter. (mia.mk)
