20 viktima nga shpërthimi në kufirin Siri-Turqi

14.10.2016 12:16

Së paku 20 persona, kryesisht kryengritës sirianë....

Së paku 20 persona, kryesisht kryengritës sirianë, humbën jetën sot nga shpërthimi i auto-bombës në afërsi të vendkalimit kufitar Bab al Salama në kufirin Siri-Turqi.

Sipas burimeve të kryengritësve, nga sulmi janë lënduar dhjetë persona të cilët janë dërguar në spital.

Bomba ka shpërthyer në afërsi të pikës së kontrollit të luftëtarëve të grupit kryengritës “Xhabhar al Shami”, i cili është pjesë nga Armata e lirë siriane.

Në vendkalimin kiftar Bab al Salama, në afërsi të së cilës është kryer sulmi, është lidhja kryesore mes pjesëve të Sirisë veriore nën kontrollin e kryengritësve dhe Turqisë.

Sekretari i përgjithshëm i sapo emëruar i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guteresh, deklaroi se është koha të tejkalohen ndarjet për përfundimin e luftës në Siri.

"Pa marrë parasysh se çfarë ndarje mund të ekzistojnë, tani është ende më me rëndësi të bashkohemi”.