Gjermania dhe Zvicra i përforcojnë patrullat kufitare

14.10.2016 12:23

Gjermania dhe Zvicra i përforcojnë patrullat e tyre kufitare...

Gjermania dhe Zvicra i përforcojnë patrullat e tyre kufitare që të pengojnë që emigrantët të udhëtojnë në veri, duke i shkelur rregullat e Bashkimit Europian për azil, lajmëruan mediat gjermane.

Zvicra, e cila nuk është anëtare e BE-së, shndërrohet në vend të rëndësishëm transit për emigrantët, të cilët e kalojnë Detin Mesdhe, arrijnë në Itali dhe dëshirojnë të vazhdojnë për në Gjermani dhe në shtetet skandinave.

Ministria gjermane e Punëve të Brendshme kumtoi se policia nga janari deri në gusht të këtij viti ka regjistruar rreth 4.500 kalime të paligjshme të kufirit nga ana e Zvicrës.

Ministria kumtoi se të dy vendet do të kenë një bashkëpunim më të ngushtë që ta pengojnë kalimin e paligjshëm të personave në Gjermani dhe do t’i kthejnë ata që tashmë kanë hyrë.