ISIS, me mënyra mesjetare të ekzekutimit

14.10.2016 12:36

Grupi terrorist ISIS ka bërë një ekzekutim në mënyrë mesjetare...

Grupi terrorist ISIS ka bërë një ekzekutim në mënyrë mesjetare, duke vrare dy persona me gjuajtje me gurë në kokë.

Të ulur në gjunjë e me sy të mbyllur përpara një turme burrash e fëmijësh, dy të burgosur të ISIS-it janë ekzekutuar në mënyrë brutale për vdekje pas akuzave për tradhti bashkëshortore.

Fotot tronditëse tregojnë viktimat që goditen me gurë të mëdhenj në qytetin e Abu Kamal në lindje të Sirinë, pranë kufirit me Irakun.

Qindra persona, përfshi edhe fëmijë të vegjël, shikojnë në sheshin e qytetit se si kryhen ekzekutimet në stil mesjetar. Grupi i terrorit akuzoi dy personat për tradhti bashkëshortore dhe i dënoi ata me vdekje.

Në foto duken ekstremistët që në fillim lexojnë akuzat me altoparlant përpara se t’ia marrin jetën të akuzuarve. Të prangosur dhe me sy të mbyllur ata detyrohen të ulen në gjunjë në një tapet.