Brazil, Lula Da Silva gjykohet për korrupsion

14.10.2016 12:49

Gjykata në Brazil filloi procedurën kundër ish presidentit, Luiz Inasio Lula da Silva...

Gjykata në Brazil filloi procedurën kundër ish presidentit, Luiz Inasio Lula da Silva, nën akuzën për mitmarrje  lidhur me aktivitetet e ndërmarrjes ndërtimore "Odebreht" në Angola.

Siç transmetojnë mediat britanike, Lula është i akuzuar për korrupsion, larje parash dhe pengimin e ligjit lidhur me skemën korruptive në kompaninë shtetërore të naftës "Petrobraz".

Vendimi aktual gjyqësor është i lidhur me akuzat kundër ish-presidentit dhe personave të tjerë për marrjen e mitos në vlerë prej 30 milionë reale ose 9.3 milionë dollarë, që të ndihmojnë në sigurimin e financimit bankar me interes të ulët për projektin "Odebreht" në Angola. Avokatët e Lula i hodhën poshtë akuzat.