Maqedoni

Zjarr në komunën e Tetovës, zjarrfikësit parandalojnë përhapjen e tij

14.10.2016 14:10

Një objekt ngjitur me komunën e Tetovës është përfshirë nga zjarri, që ka filluar nga baraka ku gjendet sistemi i ngrohjes qendrore të komunës...

Dëmi material është i madh, ndërsa shkaqet e zjarrit ende janë të panjohura.
 
Zjarri ka rrezikuar shumë edhe dy shtëpi ngjitur me barakën ku është mbajtur sistemi i ngrohjes, por duke falënderuar intervenimin e shpejtë të zjarrfikësve janë penguar dëmet më të mëdha, gjegjësisht përhapja e flakëve.
 
Policia e Tetovës ka filluar hetimet për të gjetur shkaqet e zjarrit.
 
“Kemi dalë në vend të ngjarjes dhe kemi arritur shumë shpejtë, ku bëhej  fjalë për një zjarr të madh. Luftuam më flakët e zjarrit dhe e futëm nën kontroll dhe nuk e lejuam që flakët të përhapen edhe në objektet tjera. Këtu bisedohet për objektin ku qëndronte nxehja qendrore e komunës së Tetovës dhe disa depo të komunës”,- tha shefi i Njësitit zjarrfikës-Tetovë, Uka Aliti.