Botë

Kolumbi, zgjatet deri në fundvit marrëveshja me FARC-un

14.10.2016 14:48

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka zgjatur armëpushimin me rebelët e FARC deri në fund të këtij viti, për t’i dhënë më shumë kohë përpjekjeve për të shpëtuar marrëveshjen e paqes...

Akordi i nënshkruar edhe nga rebelët e krahut të majtë muajin e kaluar u refuzua nga populli kolumbian në një referendum.
 
Gjatë këtyre ditëve, presidenti Santos është takuar me persona të cilët zhvilluan një fushatë kundër marrëveshjes, ndërkohë që ai pritet të paraqesë propozime të reja në takimin e radhës me liderët e FARC. 
 
“Vendosëm për zgjatjen e armëpushimit pas takimit me studentët që organizuan marshe në kryeqytet, në mbështetje të marrëveshjes së paqes. Kam besim se ata do t’ia dalim të mposhtin njëherë e përgjithmonë dhunën, në mënyrë që kolumbianët të jetojnë në një vend të paqtë, të zhvilluar dhe që i ofron mundësi për punësim”,- deklaroi presidenti i Kolumbisë, Juan Manuel Santos.
 
Edhe lideri rebel, Timoleon Jimenez, tha se kishte besim në ringjalljen e marrëveshjes, por shprehu ngurrimin e tij në rinegocimin e disa elementëve të saj.
 
Armëpushimi fillestar mori fund me referendumin, ndërkohë që ka filluar periudha e zgjatjes së tij deri në 31 tetor. 
 
GAZMEND REXHEPI