Zgjedhjet në Maqedoni, 12 parlamentarë të APKE-së si monitorues
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të monitorojë zgjedhjet në Maqedoni...

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës do të monitorojë zgjedhjet në Maqedoni, të planifikuara për më 11 dhjetor të këtij viti.
APKE ka zgjedhur komisioni ad-hoc, në të cilin janë të përfaqësuara të gjitha grupet politike të Asamblesë Panevropiane.
Në delegacion do të jenë gjithsej 20 parlamentarë dhe 12 të zëvendës të tyre, si dhe përfaqësues të sekretariatit të APKE-së.
Delegacionit, sipas të gjitha gjasave, do t’i prijë Stephan Schenah - socialist nga Austria, i cili ka vizituar tashmë Maqedoninë më 26 dhe 27 prill në misionin parazgjedhor, kur u bë vlerësimi për klimën politike mbi zgjedhjet e parakohshme parlamentare të caktuara për më 5 qershor, datë e cila u zhvendos më pas për në 11 dhjetor.
