Maqedoni
Mbrojtja e biodiversitetit në malin Sharr, projekt ekologjik me rëndësi për tre shtete
14.10.2016 15:49
Përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimin e këtij plani edhe në planifikimin e shfrytëzimit të tokës...

Përmes krijimit dhe menaxhimit efikas të zonave të mbrojtura dhe integrimin e këtij plani edhe në planifikimin e shfrytëzimit të tokës, Ministria e Ekologjisë shpreson të arrijë rezultate konkrete në ruajtjen e biodiversitetit në zonën e mbrojtur kufitare në malin Sharr.
Në këtë zonë ka habitate të përshtatshme dhe shkallë të lartë të biodiversitetit, dhe kjo e bën malin Sharr shumë të përshtatshëm për këtë projekt.
“Përfshirja e malit Sharr në këtë projekt si një ndër qëllimet kryesore të realizimit të tij është e rëndësishme jo vetëm për vendin tonë, por edhe për vendet e rajonit, siç janë Kosova dhe Shqipëria, me çka besojmë se mali Sharr do të merr rëndësinë e merituar qysh moti në përcaktimin e vlerës së tij të posaçme. Një përfitim i madh nacional nga zbatimi i këtij projekti do të jetë përpunimi i indeksit të listës së kuqe për Maqedonisë, me çka do të mundësohet privatizimi i specieve të rrezikuara në vend”,- deklaroi ministri i Ekologjisë, Bashkim Ameti.
“Një nga punët kyçe pse Kombet e Bashkuara kyçen në këtë projekt është fakti se ai nuk do të japë përfitime vetëm për Maqedoninë, por edhe për rajonin, dhe më këtë do të ketë lehtësime shtesë për mjedisin global jetësor”,- theksoi Ersin Esen nga UN Enviroment.
Projekti do të zgjasë për katër vite të ardhshme dhe është financuar nga Fondi Global i Mjedisit Jetësor përmes programit të Kombeve të Bashkuara për mjedisin jetësor.
VLORA LATIFI-TOPOJANI
