HEMOFILIA

Maqedonia shënon ditën e hemofilisë

17.04.2014 20:47

Me rastin e ditës ndërkombëtare të Hemofilisë, Ministria e Shëndetësisë shpalosi projektet për edukim dhe shërim të personave që vuajnë nga hemofilia……

Me rastin e ditës ndërkombëtare të Hemofilisë, Ministria e Shëndetësisë shpalosi projektet për edukim dhe shërim të personave që vuajnë nga hemofilia. Sipas këshilltarit shtetëror, Kiro Sallvani, shteti është kujdesur për kurimin e kësaj sëmundjeje në kuadër të Qendrës për Hemofili, e cila ka një kapacitet për shërimin e 300 personave që vuajnë nga hemofilia.

“Ministria e Shëndetësisë deri më tani ka treguar se angazhohet për trajtim të personave të sëmurë nga Hemofilia. Programi këtë vit peshon 540 mijë denarë, që është me përmbajtje edukative, për shërim të hershëm  të personave që vuajnë nga Hemofilia”, tha nga Ministria e Shëndetësisë këshilltari Kiro Sallvani.

“Për çdo vit shënohet kjo ditë në dy qytete të Maqedonisë dhe është bërë traditë. Qëllimi kryesor është që popullata e përgjithshme të ketë një pasqyrë se çka është Hemofilia dhe se të gjithë ata njerëz janë anëtarë të familjeve tona, jetojnë dhe punojnë me ne”, u shpreh udhëheqësja e Qendrës për Hemofili, Violeta Dejanova.

Hemofilia është problem me gjakderdhje, e cila shfaqet në mungesë të faktorit të kuagulimit të gjakut. Një në 10.000 persona lindin me Hemofili, theksuan të pranishmit me rastin e shënimit të ditës ndërkombëtare të Hemofilisë në Maqedoni. (Vlora Latifi-Topojani, TVM2)