Botë
Tragjedi në Nju Jork, foshnja bie në hapësirën e ashensorit
14.10.2016 17:47
Një foshnje gjashtë javëshe vdiq në Nju Jork në një incident të frikshëm...

Dera e ashensorit, ku nëna shtyu karrocën e vajzës, u hap, por 21-vjeçarja nuk e pa se ashensori në fakt nuk ishte aty.
Familja banonte në katin e 23-të të një blloku apartamentesh në Brooklyn. Karroca me fëmijë ra në hapësirën bosh dhe ndaloi mbi pjesën e sipërme të ashensorit që kishte mbetur në katin e 15-të.
Kur ekipet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, foshnja nuk jepte shenja jete. Ajo u dërgua menjëherë në spital, por fatkeqësisht për beben e identifikuar si Areej Ali ishte tepër vonë.
Autoritetet nisën menjëherë një hetim mbi ngjarjen. Godina e ndërtuar në vitin 1974 është aktualisht në proces rikonstruksioni.
