Maqedoni

Anulohet seanca për rastin “Kumanova”, avokatët shqyrtojnë provat e Prokurorisë

14.10.2016 17:54

Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës është anuluar pasi avokatët do të shqyrtojnë provat që Prokuroria Publike i posedon lidhur me të akuzuarit për rastin “Rrufeja”...

Sipas avokatit, Mefail Asllani, pala mbrojtëse e grupit të të akuzave që ju bashkëngjit lëndës, për sot ka paraparë t’i shikojnë dëshmitë që Prokuroria i ka kundër klientëve të tyre, respektivisht provat që janë paraparë në aktakuzë e që ata deri më sot ende nuk i kanë shikuar.
 
Procesi gjyqësor, sipas palës mbrojtëse, pritet të vazhdojë javën e ardhshme, gjegjësisht më 18 tetor.