Maqedoni
Universiteti i Tetovës, Hashim Thaçi nderohet me çmimin ”Honoris Causa”
14.10.2016 18:02
Në një ceremoni solemne në Universitetin e Tetovës, kryetari i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi u nderua me çmimin ”Honoris Causa”...

Këtë çmim e ndje si çmim për gjeneratën e time, deklaroi me këtë rast presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili njëherit u shpreh krenarë dhe i lumtur që po nderohet nga ky universitet, i cili gjithnjë e më shumë po merr fizionominë e një institucioni të lartë e të respektuar akademik.
“Faleminderit që më nderoni sot. Ju keni nderuar dijen dhe kombin. Të nderuar, dikur elita shqiptare politike në Maqedoni sikurse gjithë shqiptarëve në Jugosllavi, formohej në Universitetin e Prishtinës, aty ka lind dhe është zhvilluar ideja e një gjenerate që do të dijë të mbrojë dhe afirmojë interesat kombëtare me përmasa historike. Solidarizimi me qytetarët e dëbuar të luftës së vitit 1998, mikpritja dhe organizimi juaj është tregues i vlerave të larta vëllazërore mes nesh si komb. Më lejoni t’ju shpreh mirënjohje për familjet e juaja të cilat hapën dyert e shtëpive në Tetovë, Dibër, Strugë e kudo. Zonja dhe zotërinj, kjo elitë edhe sot udhëheq jetën politike akademike e kulturore të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët frymësojnë vlerat euroatlantike të shtetit. Kjo më bën të ndjehem krenar me ju zoti Ahmeti dhe zoti Thaçi për orientimin tuaj euroatlantike”, tha Hashim Thaçi, Prsident i Kosovës.
“Ky titull presidentit të Kosovës dhe ish përfaqësuesit politik të UÇK-së i jepet për angazhimin ushtarak dhe politik për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës, për pasionin dhe dashurinë për ndërtimin e paqes së përhershme në Ballkan, për krijimin e kushteve më të mira për jetë dhe avancimin e të drejtave themelore njerzore për të gjitha bashkësitë e Republikës së Kosovës”, deklaroi Rektori i këtij Universiteti Vullnet Ahmeti.
Në këtë ceremoni morën pjesë edhe profesor universitarë nga Tirana, Prishtina dhe nga vendi, por edhe zyrtarë dhe përfaqësues politik.
