Maqedoni

“Diaspora Invest”, urë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes

14.10.2016 18:33

Zgjerimi i afarizmit të bizneseve nga diaspora në vendin tonë, sjellja kapitale në ekonomi, transferimi i përvojës moderne...

Zgjerimi i afarizmit të bizneseve nga diaspora në vendin tonë, sjellja kapitale në ekonomi, transferimi i përvojës moderne, menaxheriale dhe teknologjike, e cila do t’i japë një kualitet të ri afarizmit në vend, duke e bërë ekonominë e vendit tonë konkurrente me ekonomitë tjera në Europë, krijimin e partneritetit efektiv mes bizneseve vendore dhe atyre nga diaspora, që demonstrojnë potencialin për të kontribuar në rritjen e ekonomisë së Maqedonisë, ishte qëllimi i takimit të sotëm “Diaspora Invest”. 
 
“Besoj fuqishëm se ne, si ekzekutues të politikave shtetërore dhe lokale, do të qëndrojmë gjithnjë të angazhuar maksimalisht që në formë institucionale ata t’i përkrahim. Shpresojmë dhe të bëhemi urë lidhëse mes diasporës dhe vendlindjes”,- theksoi ministri për investime të huaja, Arlind Zeqiri.
 
“Diaspora jonë tani është ekonomikisht e fuqishme dhe e profesionalizuar dhe ka potencial të jashtëzakonshëm për të sjellë në vendin tonë përvojat më të mira të zhvillimit ekonomik të fituara në shtetet perëndimore që janë në nivel të lartë të zhvillimit demokratik dhe ekonomik”,- tha kryetarja komunës së Tetovës, Teuta Arifi.
 
Nga OEMVP kanë si synim që t’u mundësojnë mërgimtarëve  kushte më të mira për investim në vendlindje.
 
“Ne në strategjinë e Odes për vitin 2016-2019 kemi vendosur edhe këtë synim, që t’u bëjmë të mundur atdhetarëve tanë në diasporë të kenë mundësi dhe kushte të mira për investim në vendlindje dhe besojmë fuqimisht se nëse arrijmë bashkërisht të bindim diasporën të investojë, nuk do të kemi nevojë për investime të huaja direkte që nuk janë duke dhëne rezultat”,- tha nënkryetari i OEMVP-së, Nagib Fejzi.
 
Takimet e tilla synojnë ngritjen e bashkëpunimit me diasporën shqiptare. 
 
GAZMEND KURTISHI