Botë

Asad: Siria është skenë e konfliktit Perëndim-Rusi

14.10.2016 18:59

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, thotë se lufta civile në vendin e tij është shndërruar në skenë të re të konfliktit ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit...

“Ajo që kemi parë aktualisht gjatë pak javëve të fundit, e ndoshta për pak muaj, është diçka më tepër se luftë e ftohtë”,- tha Assad.

Rusia ka hyrë në këtë konflikt me forcë të plotë, para më tepër se një viti, duke dërguar bombardues për mbështetjen e trupave tokësore të Sirisë me sulme ajrore, që duket se e ka ndryshuar rrjedhën e luftës në favor të regjimit të presidentit Assad.

Edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë evropiane i mbështesin kryengritësit që luftojnë kundër Assadit, ato nuk kanë vepruar ngjashëm sikur Rusia, duke dërguar ndihmë ushtarake për kryengritësit.