Maqedoni
Zgjedhjet e 11 dhjetorit, analistët druajnë se do të shpërbëhet kuvendi
15.10.2016 15:37
Analistët politik të vendit druajnë se partitë politike parlamentare të hënën do të votojnë për shpërbërjen e kuvendit...

Analisti politik Bashkim Selmani shprehet se janë formale deklarimet e partive politike për shpërbërje të kuvendit dhe shkuarjen në zgjedhje. Joserioziteti politik mund të rëndoj më shumë situatën në vend shprehet Selmani.
“Formalisht shprehen se do të shpërbëhet parlamenti por nga ana tjetër janë të interesuar që realisht të mos mbahen zgjedhjet dhe kjo krijon një masë të paemancipimit politik që po funksionon në RM dhe akoma më tepër do ta vështirësojë situatën funksionale, juridike në shtet. Dhe realisht nëse nuk do të shpërbëhet parlamenti në kohën dhe momentin e duhur atëherë ne në aspketin juridik nuk shohim ndonjë zgjidhje tjetër përveçse të jetë një arbitrazh dhe faktikisht njëherë e përgjithmonë Maqedonia do të duhet të udhëhiqet nga njerëz të përgjegjshëm dhe në këtë rast të jetë faktori ndërkombëtarë, zgjidhje tjetër as që shohim deri tash”, shprehet analisti politik Bashkim Selmani.
Edhe analisti Petar Arsovski thotë se një trysni e shtuar e faktorit ndërkombëtarë mund ti jap epilog konkret situatës. Partitë politike sipas Arsovskit s’kanë vullnet për të respektuar 11 dhejtorin.
“Për momentin është e paqartë se partitë politike do të mbledhin vullnetin politik dhe do të votojnë për shpërbërjen e kuvendit duke pasur parasysh se disa nga afatet janë shkelur si dhe mbahet pezull dëshira e tyre që ti mbajnë zgjedhjet në afatin e caktuar. Ashtu që për momentin nuk mund të parashikohet se çfarë do të ndodh në këtë periudhë. Mendoj se trysnia e faktorit ndërkombëatrë do të jetë kyçe”, shprehet analisti politik Petar Arsovski.
Kryeparlametari Trajko Veljanovski për të hënën e ka vendosur si pikë shtesë të rendit të ditës shpërbërjen e kuvendit dhe ka ftuar partitë të përkrahin votimin.
Propozimin për shpërbërjen e kuvendit e kanë dorëzuar LSDM dhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanov, pas thirjes së VMRO-DPMNE-së.
Në përputhje me kodin zgjedhor, kuvendi do të duhet të shpërbëhet më së voni deri më 27 tetor.
MERAL ISMAILI
