Kulturë

Tetovë, hapet festivali ndërkombëtar i dramës nacionale

15.10.2016 16:13

Me dramën e autorit Mehemt Kraja, Grafitet nga Teatri kombëtar i Kosovës, është hapur edicioni i pest i festivalit ndërkombëtar të dramës nacionale në qytetin e Tetovës...

Këtë vit festivali ka një karakter garues  dhe konkurenca është e madhe , sepse në këtë edicion me dramat e tyre marin pjesë Teatri i Kosovës, Shqipëris, Maqedonisë, Turqis dhe Zvicërës.
 
“Është festival që shënon ritje për cdo vitë ,befasija e kësaj radhe është pasi ky festival nuk është vetëm festival pa cmime por është festival konkures , fal buxhetit të mjaftueshëm që kemi siguruar nga ministria e kulturës , hapëm festivalet me GRAFITET nga Teatri I Prishtinës dhe do vazhdojm me festival me radhë , gjashtë ditët në vijim dhe do të përmbyllim me shfaqen e Teatrit shtetëror turk, Serenity”, shprehet drejtori i Teatrit të Tetovës, Valmir Aziri.
 
“Është një jubile e karakterit të vecant se për herë të parë, Teatri në Tetovë organizon një festival ndërkombëtar të dramës, me këtë dimension dhe përfshirje të shumë aktorve të disa shtetëve , dhe dramave Teatri shqiptar në Tetovë ka bërë një punë shumë të madhe, I ka grumbulluar teatrot nga shumë vendet të Ballkanit dhe më gjërë”, shprehet sekretar i ministris së kulturës Bexhahudin Shehapi.
 
Ndërkohë edhe regjisori dhe aktorët e dramës grafitet  janë ndarë shumë të kënaqur, pasi sipas tyre publiku tetovar është prej më të mirëve në qytetet shqiptare.
 
“Publiku I Tetovës është publik prej më të mirëve që kanë qytetët shqiptare , mënyra se si u pritë shfaqja për mua ishte befasisht e këndëshme dhe më erdhi shumë mir pasi gjitha shtresat e shfaqjes që janë të tejdukshe dhe të pa dukshme , komunikuan me publikun dhe ajo energji e aktorve u bartë plotisisht në sale", shprehet regjisori Fadil Hysaj.
 
“Mardhanja publik aktor ka qenë shumë në nivel, jam shumë I kënaqur është kënaqësi kur publiku duartrokasin , un jam shumë I kënaqur besoj se shfaqja ka shkuar më mirë se në Prishtin, publiku ka qenë I mrekullueshëm”, shprehet aktori Bislim Mucaj.
 
Festivali ndërkombëtar I dramës nacionale, që organizohet nga Teatri I Tetovës, është financuar nga ministria e kulturës së Maqëdonis dhe nga komuna e Tetovës. Festivali do të përmbyllet me 19 tetorë , dhe do të jetë nata finale e ndarjes së çmimeve.
 
VISAR SADIKI