Maqedoni
Spasovski: Qytetarët do të informohen në cilat projekte investohen paratë e tyre
15.10.2016 17:10
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski porositi se qytetarët se do të kenë kontroll në shpenzimin e çdo denari të buxhetit...

Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së dhe ministër i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski porositi se qytetarët se do të kenë kontroll në shpenzimin e çdo denari të buxhetit, do të kenë informata të rregullta dhe të sakta për atë në cilat projekte investohen paratë e qytetarëve që derdhen në buxhetin e Republikës së Maqedonisë.
“Do tu mundësojmë të gjithë qytetarëve të kenë informata të rregullta dhe të sakta se në cilat projekte do të investohen paratë e juaja të cilat derdhen në buxhetin e R. së Maqedonisë. Të gjitha institucionet shtetërore do të kenë për obligim të përgatisin raporte të hollësishme mujore për të gjitha paratë e shpenzuara nga buxheti. Po ashtu do të shpallen edhe obligimet që nuk janë paguar së bashku me arsyetimin pse kjo nuk është bërë. Të gjitha këto të dhëna do të qëndrojnë në web faqen e Ministrisë së financave”, shprehet ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski.
