Parlamenti turk e miratoi ligjin kontestues për zbulimin
Ligji i jep agjencisë kombëtare të zbulimit të Turqisë mundësi të realizojë operacione të fshehta dhe më shumë kompetenca në ndjekjen e qytetarëve……….

Parlamenti turk e miratoi ligjin, me të cilin rriten kompetencat dhe imuniteti i zbulimit kombëtar.
Ligji i jep agjencisë kombëtare të zbulimit të Turqisë mundësi të realizojë operacione të fshehta dhe më shumë kompetenca në ndjekjen e qytetarëve.
Ligji parashikon edhe dënime me burg për publikimin e dokumenteve të besueshme.
Sipas Qeverisë ndryshimet do ta rrisin efikasitetin e agjencisë dhe "do t'i ndihmojë të ballafaqohet me nevojat e reja lidhur me sigurinë dhe politikën e jashtme".
Partitë opozitare theksojnë se ligji i jep agjencisë autorizime të mëdha, të cilat do ta shndërrojnë Turqinë në shtet policor. Ata planifikojnë të kërkojnë nga Gjykata Supreme ta shfuqizojë ligjin.
