Maqedoni

Todorov: Nuk kemi shëndetësi ideale, por ajo vazhdimisht po zhvillohet

15.10.2016 18:40

Shëndetësia nuk është ideale, ka dhe do të ketë shumë probleme dhe sfida, por çdoherë kur e vlerësoni bëni nëpër prizmin e krahasimit – si ka qenë dhe si është tani...

Nuk kemi sistem më të mirë shëndetësor, por ajo vazhdimisht po zhvillohet dhe, komfor strategjisë së mençur, investohet njëjtë në të gjitha shtyllat e saj – në infrastrukturë, pajisje dhe në kapacitete njerëzore, tha ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov në panel-diskutimin e sotëm të VMRO-DPMNE-së me temë “Për jetë të shëndetshme”.
 
Duke i numëruar ristë në politikën shëndetësore, e theksoi projektin “Termini im” dhe pyeti nëse në të kaluarën pacienti ka mundur në termin të caktuar të saktë të shkojë në mjek. 
 
“Të bëjmë një krahasim të thjeshtë. Vallë në të kaluarën pacienti ka mundur të vijë saktë në kohë të caktuar të presë 10 deri 15 minuta dhe ti mer shërbimet shëndetësore jo nuk ka mundur. Vallë në të kaluarën ka pasur kirurgji shtetërore kardiake nuk ka pasur, a ka pasur kirurgji kardiake të fëmijëve jo, spital të ri në Kozle jo, a janë dërguar mjekët për edukim të vazhdueshëm në vendet e jashtme, ndoshta por jo si tani”, shprehet ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov.