Maqedoni

Moti sot në Maqedoni

16.10.2016 12:20

Sot pjesa e veriperëndimore e Maqedonisë është përfshirë nga një masë ajrore jo stabile...

Sot pjesa e veriperëndimore e Maqedonisë është përfshirë nga një masë ajrore jo stabile, që krijon shi të rrëmbyeshëm me vetëtima kohë pas kohe.
 
Pasdite shiu do të përfshijë edhe pjesët tjera të Maqedonisë.
 
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 3-11 gradë Celsius, ndërkaq temperature e pasdites nga 17- 22 gradë Celsius.
 
Mot i ngjashëm do të mbajë edhe në Shkup, ku temperaturat maksimale do të arrijnë deri më 19 gradë Celsius.
 
Gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot i ndryshueshëm me shira më të shpeshtë, por me intensitet më të dobët.