RUSI-UKRAINË

Jacenjuk: Ukraina do t'i përmbushë të gjitha dispozitat nga marrëveshja

18.04.2014 14:41

Pala ukrainase do t'i përmbushë të gjitha dispozitat të cilat i nënshkruan në Gjenevë pas bisedimeve ku morën pjesë përfaqësues të Rusisë, SHBA-së, BE-së dhe Ukrainës, deklaroi mbëmë kryeministri ukrainas Arsenij Jacenjuk në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë………..

Pala ukrainase do t'i përmbushë të gjitha dispozitat të cilat i nënshkruan në Gjenevë pas bisedimeve ku morën pjesë përfaqësues të Rusisë, SHBA-së, BE-së dhe Ukrainës, deklaroi mbëmë kryeministri ukrainas Arsenij Jacenjuk në seancën e jashtëzakonshme të Qeverisë.

Jacenjuk u bëri thirrje protestuesve t'i zhbllokojnë të gjitha ndërtesat adminsitrative dhe u bëri thirrje autoriteteve në Kiev ta përmbushin kushtin për amnistim për ata protestues të cilët do t'i braktisin ndërtesat dhe do t'i dorëzojnë armët, përveç atyre të cilët kanë kryer krime të rënda, siç janë vrasjet.

Jacenjuk tha se Qeveria ukrainase do ta shqyrtojë bashkëpunimin me FMN-në në seancë të mbyllur.