Botë

Tërmet i fuqishëm në jug të Shqipërisë

16.10.2016 13:32

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5,3 ballë i shkallës ka goditur nga mbrëmje a e djeshme dhe përgjatë natës, jugun e Shqipërisë...

Korça, Gjirokastra, Vlora dhe Saranda kanë qenë vendet më të rrëezikuar, por që fatmirësisht nuk kanë pasur dëme.
 
Epiqendra e tërmetit prej 5.3 ballë, ka qenë në Greqinë Veriore, në afërsi të Janinës, ndërsa forca e tij është përhapur edhe në territorin shqiptar.
 
Mësohet se lëkundjet kanë zgjatur disa sekonda, çka ka shkaktuar edhe panik te qytetarët.
 
Ata tregojnë se e kanë kaluar ndatën jashtë, nga frika se mund t’u shembeshin shtëpitë.
 
Tërmeti është ndjerë edhe në qytete të tjera si në Tiranë, Durrës dhe Elbasan.
 
Ekspertët kanë këshilluar banorët të shmangin qëndrimin në shtëpitë e vjetra, ndërsa sizmologët pohojnë se forca e tërmetit ishte sa në Amatriçe të Italisë.
 
LULJETA NDOKA